Gjiri I Lalzit
Ofrohet për shitje penthouse ekskluziv në Valamar Residence, në zonën e Gjiri i Lalzit, një nga komplekset më të kërkuara dhe të konsoliduara në bregdetin shqiptar.
Detajet e pronës
Tipologjia: 3+1+2
Kati: 3
Sipërfaqe: 127 m²
Poste parkimi: 4 (të përfshira)
Çmimi: 500'000€
Përshkrimi i apartamentit
Penthouse-i është projektuar për të ofruar një standard të lartë jetese, me privatësi të plotë dhe organizim funksional të hapësirave.
Ambienti i ditës përbëhet nga një sallon i bollshëm me ndriçim natyral dhe dalje direkte në verandë, duke krijuar një lidhje të natyrshme mes hapësirës së brendshme dhe asaj të jashtme. Apartamenti përfshin 3 dhoma gjumi të organizuara në mënyrë praktike, si dhe 2 tualete të përfunduara me standard cilësor.
Verandat dhe ballkonet ofrojnë hapësirë reale përdorimi dhe krijojnë një ambient relaksi gjatë gjithë ditës.
Interieri është i kuruar në detaj, me mobilim cilësor dhe stil bashkëkohor, duke e bërë pronën të gatshme për banim pa nevojë për investime shtesë.
Përshkrimi i rezidencës dhe zonës
Valamar Residence është një kompleks rezidencial me standard të lartë ndërtimi, administrim të mirë dhe infrastrukturë të organizuar, i cili ofron siguri, privatësi dhe cilësi jetese.
Zona e Gjirit të Lalzit mbetet një nga tregjet më të qëndrueshme dhe me kërkesë të lartë për prona premium, si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.
Një pronë e këtij niveli nuk vlerësohet vetëm për sipërfaqen, por për kombinimin e privatësisë, pamjes së hapur nga deti dhe pozicionit në një kompleks elitë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434