Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 në një nga zonat më qendrore të Tiranë, në Rruga Mine Peza, përballë Golden Tower.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Kati: 3
Sipërfaqe bruto: 66.5 m²
Ndërtim i ri me ashensor
Gjendja: I restauruar totalisht, pjesërisht i mobiluar
Çmimi: 163,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti është restauruar nga e para, me punime cilësore dhe organizim praktik të hapësirave.
Organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi, 1 dhomë gjumi dhe tualet, duke ofruar një zgjidhje të përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim.
Mobilimi i pjesshëm e bën të gatshëm për përdorim të menjëhershëm.
Përshkrimi i zonës
Zona e Mine Pezës është ndër më të preferuarat për jetesë urbane, me akses të menjëhershëm në qendër dhe në çdo facilitet të nevojshëm.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434