Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1 në zonën e Fresk, një zonë e preferuar për banim në Tiranë, e njohur për qetësinë dhe aksesin e mirë.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Kati: 6
Sipërfaqe neto: 97.90 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 14.62 m²
Sipërfaqe totale: 112.52 m²
Sipërfaqe verande: 16.44 m²
Dokumentacion i rregullt
Çmimi: 170,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje, ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, tualet, ballkon dhe verandë.
Planimetria është shumë funksionale dhe e shpërndarë mirë, me ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral. Zona e ditës lidhet drejtpërdrejt me verandën, duke krijuar një hapësirë komode dhe të ajrosur për jetesë të përditshme.
Dy dhomat e gjumit janë të organizuara në mënyrë praktike, ndërsa veranda prej 16.44 m² është një vlerë reale e shtuar për apartamentin.
Post parkimi i përfshirë e bën pronën edhe më funksionale për jetesë familjare.
Përshkrimi i zonës
Zona e Freskut mbetet një nga alternativat më të mira për banim, falë qetësisë, ajrit më të pastër dhe aksesit të mirë me pjesë të ndryshme të qytetit.
Një apartament me metra shumë të mirë, verandë funksionale dhe garazh të përfshirë, në një zonë që gjithmonë ka kërkesë për banim.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434