Ofrohet për shitje vilë premium në Next to Valamar, një nga projektet më ambicioze dhe elitare rezidenciale dhe turistike në bregdetin shqiptar, i pozicionuar në zonën e Hamallaj.
Detajet e pronës
Tipologjia: Vilë
Sipërfaqe ndërtimore mbi tokë: 155 m²
Sipërfaqe verandë: 35.70 m²
Sipërfaqe oborri: 402.26 m²
Sipërfaqe parcele: 501 m²
Çmimi: 850,000 €
Dorëzimi për banim: Sezoni veror 2026
Përshkrimi i vilës
Vila është konceptuar me arkitekturë moderne dhe organizim shumë funksional të ambienteve, duke ofruar standard premium jetese dhe privatësi maksimale.
Prona organizohet në:
• Ambient të bollshëm ndenjeje
• Ambient gatimi dhe ngrënieje
• 3 dhoma gjumi
• 2 tualete
• Veranda panoramike
• Ambient teknik
• Hapësira rekreative dhe oborr privat
Oborri privat prej mbi 400 m² krijon mundësi ideale për ambient relaksi, pishinë private apo organizim premium të hapësirës së jashtme.
Përshkrimi i rezidencës
Next to Valamar është një rezidencë elitare e zhvilluar në një sipërfaqe totale prej rreth 350,000 m² dhe konsiderohet një nga projektet më unike të tipologjisë marina living në Ballkan.
Kompleksi do të disponojë marinën më të madhe dhe më të vlerësuar në rajon, me port jahtesh dhe mbi 200 poste parkimi për mjete lundruese.
Një nga elementët më unikë të projektit është rrjeti i kanaleve lundruese që përshkojnë të gjithë rezidencën, duke krijuar mundësinë që çdo banor të ketë mjetin e tij privat lundrues dhe akses direkt pranë vilës së tij.
Ky bllok elitar vilash do të ketë:
• Rrugë private
• Kanal lundrues privat
• Plazh privat
• Infrastrukturë premium rezidenciale dhe turistike
Një pronë unike në treg, që kombinon luksin, privatësinë dhe konceptin modern marina living në një nga projektet më ekskluzive në bregdetin shqiptar.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434