Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1 me verandë, në zonën e TreguT Elektrik, një nga zonat më të kërkuara për banim në Tiranë.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1 + verandë
Sipërfaqe apartamenti: 84 m²
Sipërfaqe verande: 38 m²
Kati: 2
Në fazë përfundimi
Çmimi: 176,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, tualet dhe verandë shumë të bollshme.Planimetria është funksionale dhe shumë praktike për jetesë familjare, me ndarje të mirë të ambienteve dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Veranda prej 38 m² është një nga avantazhet kryesore të pronës, duke krijuar hapësirë ideale për relaks, ambient ngrënieje apo organizim sipas preferencës së klientit.
Pozicionimi në katin e dytë e bën apartamentin shumë komod dhe lehtësisht të aksesueshëm.
Prona është ideale për banim, falë organizimit të mirë dhe lokacionit shumë të preferuar.
Përshkrimi i zonës
Zona e Tregut të Ri Elektrik mbetet një nga zonat më të kërkuara në Tiranë, falë aksesit shumë të mirë me qendrën e qytetit dhe faciliteteve të shumta që ofron.Afërsia me institucione, shkolla, markete dhe akset kryesore e bën këtë pronë shumë praktike për jetesë të përditshme.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434