Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1 në Belfiore Residence, një projekt modern rezidencial në zonën e Paskuqan, me akses shumë të mirë me Tiranën dhe akset kryesore të qytetit.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1
Kati: 6
Sipërfaqe neto: 96.8 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 15.4 m²
Sipërfaqe totale: 112.2 m²

Status ndërtimi: Fazë tulle

Çmimi total: 112,200 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm ndenjeje me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, tualet, korridor shpërndarës dhe ballkon. Planimetria është moderne dhe shumë funksionale, me organizim praktik të ambienteve dhe ndarje shumë të mirë mes zonës së ditës dhe asaj të gjumit.
Zona e living-ut është e bollshme dhe përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar ambient shumë komod për jetesë familjare.
Dhoma matrimoniale ofron hapësirë shumë të mirë organizimi dhe privatësi, ndërsa dhoma e dytë është ideale për fëmijë, studio apo ambient pune.

Pozicionimi në katin e gjashtë garanton qetësi, privatësi dhe pamje më të hapur.

Prona ndodhet në fazë tulle, duke krijuar mundësi shumë të mirë investimi dhe fleksibilitet për personalizim sipas preferencës së klientit.

Përshkrimi i rezidencës dhe zonës

Belfiore Residence është projekt modern rezidencial me arkitekturë bashkëkohore dhe standard të mirë ndërtimi.
Zona e Paskuqanit po zhvillohet me ritme shumë të shpejta dhe po kthehet në një alternativë shumë të mirë për banim dhe investim, falë aksesit me Unazën dhe hyrje-daljet kryesore të qytetit. Rezidenca ofron ambient familjar, organizim modern dhe potencial shumë të mirë për rritje vlere në të ardhmen.

Një apartament modern 2+1 në një rezidencë të re me raport shumë konkurrues çmimi për tregun aktual.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1089
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 22
Sipërfaqja: 97 m2
Sip. Totale: 112 m2
Kati: 6