Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 në Grand Marina Residence, në zonën e Mali i Robit, një nga zonat më të preferuara të bregdetit shqiptar për banim dhe investim turistik.

Detajet e pronës

Tipologjia: 1+1
Kati: 3
Orientimi: Jug
Sipërfaqe apartamenti: 62.9 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 8.9 m²
Sipërfaqe totale: 71.8 m²

Status ndërtimi: Fazë grope

Çmimi: 78,980 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Planimetria është moderne dhe shumë funksionale, me organizim praktik të ambienteve dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës. Zona e living-ut përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës falë orientimit jugor, duke krijuar ambient shumë komod dhe të ngrohtë për jetesë apo pushime sezonale.

Prona ndodhet në fazë grope, duke krijuar mundësi shumë të mirë investimi me potencial të lartë rritjeje vlere gjatë zhvillimit të projektit.

Përshkrimi i rezidencës dhe zonës

Grand Marina Residence është projekt modern rezidencial dhe turistik i konceptuar për jetesë dhe pushime premium pranë detit. Rezidenca karakterizohet nga arkitekturë moderne, organizim funksional dhe ambiente të menduara për komoditet maksimal gjatë gjithë vitit. Zona e Malit të Robit mbetet ndër zonat më të kërkuara në bregdetin shqiptar, falë vijës së pastër bregdetare, aksesit shumë të mirë dhe zhvillimit të vazhdueshëm turistik.

Prona përfaqëson mundësi shumë të mirë si për apartament pushimi ashtu edhe për investim në qira sezonale.


Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1094
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 20
Sipërfaqja: 63 m2
Sip. Totale: 72 m2
Kati: 3