Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Rezidencën Kodra e Diellit 1, një nga rezidencat më të preferuara për banim në Tiranë, e njohur për qetësinë, sigurinë dhe cilësinë e lartë të jetesës.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe totale: 76.8 m²
Sipërfaqe banimi: 65.6 m²
Orientimi: Lindje – Jug
Ndërtim i vitit 2018
Me hipotekë

Mundësi kreditimi
Post parkimi i dedikuar

Çmimi: 18,500,000 L

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon. Planimetria është funksionale dhe e shfrytëzuar në mënyrë efikase, duke ofruar komoditet maksimal për jetesë familjare.
Prona është e investuar me materiale cilësore dhe nuk ka nevojë për investime shtesë. Orientimi Lindje–Jug garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ambiente të ngrohta e të rehatshme.

Përshkrimi i zonës

Rezidenca Kodra e Diellit 1 është një nga zonat më të kërkuara për banim në Tiranë, falë sigurisë, administrimit të mirë, hapësirave të gjelbra dhe ajrit të pastër. Zona ofron privatësi, qetësi dhe akses të shpejtë me qendrën e qytetit dhe akset kryesore.

Prona është ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim, me potencial të mirë për qiradhënie.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1169
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 66
Sipërfaqja: 66 m2
Sip. Totale: 77 m2
Vendndodhje