Ofrohet për shitje apartament 2+1 në River Park Residence, një projekt i ri rezidencial dhe multifunksional në Tiranë, i konceptuar me standarde moderne ndërtimi dhe hapësira të gjelbra të integruara.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe apartamenti: 95.7 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 13.8 m²
Sipërfaqe totale: 109.5 m²
Kati: 4
Faza e ndërtimit: Gropë
Çmimi: 109'500€
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe verandë. Planimetria është moderne dhe funksionale, duke ofruar shfrytëzim maksimal të sipërfaqes dhe ndriçim natyral në të gjitha ambientet.
Prona përfaqëson një mundësi shumë të mirë investimi, duke u pozicionuar në një nga projektet më ambicioze rezidenciale në zhvillim.
Përshkrimi i zonës
River Park Residence është një kompleks modern banimi dhe shërbimesh, i projektuar për të ofruar komoditet, siguri dhe cilësi të lartë jetese. Kompleksi do të përfshijë ambiente rekreative, hapësira të gjelbra, zona sportive dhe shërbime të dedikuara për banorët.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434