Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 me verandë të bollshme në Univers City, një nga projektet më të kërkuara rezidenciale në zonën pranë QTU-së. Prona është e mobiluar dhe gati për banim, duke ofruar hapësira të mëdha dhe komoditet maksimal për familjen tuaj.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1+2
Sipërfaqe apartamenti: 105 m²
Sipërfaqe verandë: 83.3 m²
Kati: 0 (i ngritur nga toka)

Ndërtim i sapo përfunduar
Apartament i mobiluar

Çmimi: 155,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe verandë private prej 83.3 m². Hapësira e jashtme krijon mundësi ideale për relaks, kënd lojërash për fëmijët, ambient ngrënieje apo zonë rekreative.

Prona ofrohet e mobiluar dhe është gati për banim të menjëhershëm, pa pasur nevojë për investime shtesë.

Përshkrimi i zonës

Univers City është një kompleks rezidencial modern që ofron qetësi, siguri dhe të gjitha facilitetet e nevojshme për jetesë. Pozicionimi pranë QTU-së garanton akses të shpejtë me qendrën e Tiranës, autostradën Tiranë–Durrës, shkolla, markete dhe shërbime të ndryshme.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1208
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 3
Sipërfaqja: 105 m2
Sip. Totale: 105 m2

Karakteristikat

Qëndër Tregtare
Vendndodhje