Qyteti Studenti
Ofrohet për shitje apartament me potencial të shkëlqyer organizimi në Rezidencën AnA, një projekt modern rezidencial në zonën e Qytetit Studenti. Aktualisht prona është organizuar si një 1+1 i bollshëm, por rikthehet lehtësisht në tipologjinë origjinale 2+1.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1 (aktualisht e organizuar si 1+1)
Sipërfaqe bruto: 99 m²
Sipërfaqe neto: 86 m²
Orientimi: Jug-Lindje
Post parkimi me çmim ekstra
Depo me çmim ekstra
Çmimi: 223,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti ofron hapësira të bollshme dhe organizim funksional, me mundësinë për t'u rikthyer lehtësisht në konfigurimin 2+1 sipas projektit fillestar. Orientimi Jug-Lindje siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar ambiente të ngrohta dhe komode për banim.
Prona është ideale për familje, çifte ose investitorë që kërkojnë fleksibilitet në organizimin e hapësirave dhe një standard të lartë jetese.
Përshkrimi i zonës
Rezidenca AnA ndodhet në zonën e Qytetit Studenti, një nga zonat më të preferuara të Tiranës për banim dhe investim. Afërsia me Liqenin Artificial, universitetet, institucionet arsimore dhe qendrën e qytetit e bën këtë pronë një zgjedhje shumë të mirë si për banim ashtu edhe për qiradhënie.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434