Yzberish
Ofrohet për shitje apartament 2+1 me certifikatë pronësie, i pozicionuar në katin e 3-të të një pallati me ashensor në zonën e Misto Mames. Prona përfaqëson një mundësi shumë të mirë si për banim familjar ashtu edhe për investim.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe neto: 93.2 m²
Sipërfaqe totale: 104 m²
Kati: 3
Pallat me ashensor
Me certifikatë pronësie
Mundësi financimi me kredi
Çmimi: 14,400,000 Lek
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon së bashku me ambientin e gatimit, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe një ballkon të bollshëm që lidh sallonin me njërën nga dhomat e gjumit. Organizimi funksional dhe hapësirat e mirëshfrytëzuara ofrojnë komoditet për një jetesë familjare.
Falë orientimit dhe pozicionimit të favorshëm, apartamenti përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Përshkrimi i zonës
Zona e Misto Mames është një nga zonat më të zhvilluara dhe më praktike për banim në Tiranë. Ajo ofron akses të shpejtë me qendrën e qytetit, Unazën e Madhe dhe akset kryesore të kryeqytetit. Në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, markete, farmaci, institucione të ndryshme dhe transport publik.
Prona është ideale për familje që kërkojnë komoditet dhe akses të lehtë në çdo shërbim të nevojshëm.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434