Shkolla e Bashkuar
Ofrohet me qira ambient biznesi në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, pranë Shkollës "4 Dëshmorët". Prona është ideale për aktivitete arsimore, klinika, zyra, qendra kursesh apo aktivitete të ndryshme shërbimi.
Detajet e pronës
Sipërfaqe: 160 m²
Ambienti është i organizuar me dhoma në të dy anët
Lokacion strategjik me akses të lehtë
Qira: 100,000 Lekë / muaj
Përshkrimi i pronës
Prona ka funksionuar më parë si qendër after-school për fëmijë, duke ofruar një organizim praktik dhe funksional për aktivitete edukative dhe profesionale. Hapësirat e bollshme dhe ndarja e ambienteve e bëjnë të përshtatshme për një gamë të gjerë aktivitetesh.
Përshkrimi i zonës
E pozicionuar pranë Shkollës "4 Dëshmorët", prona ndodhet në një zonë me densitet të lartë banimi dhe fluks të konsiderueshëm gjatë gjithë ditës. Afërsia me institucionet arsimore, bizneset dhe shërbimet e zonës e bën një zgjedhje shumë të mirë për zhvillimin e aktivitetit tuaj.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434