Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1 në zonën e Liqenit të Thatë, një nga zonat më elitare dhe më të kërkuara për banim në Tiranë. Prona ndodhet në një ndërtim të ri dhe është restauruar totalisht, me mobilim të realizuar nga arkitekt, duke ofruar një kombinim perfekt mes komoditetit dhe stilit modern.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe bruto: 69 m²
Sipërfaqe neto: 63 m²
Kati: 1
Me hipotekë
Apartament i restauruar totalisht
I mobiluar me arkitekt
Gati për banim

Çmimi: 149,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, tualet dhe hapësira funksionale të shfrytëzuara maksimalisht. Çdo detaj është menduar me kujdes, duke ofruar një ambient elegant, modern dhe shumë komod për jetesë.

Prona ofrohet e mobiluar dhe gati për banim, pa pasur nevojë për investime shtesë.

Përshkrimi i zonës

Liqeni i Thatë është një nga zonat më prestigjioze të Tiranës, e njohur për qetësinë, gjelbërimin dhe cilësinë e lartë të jetesës. Afërsia me Liqenin Artificial, Kopshtin Botanik, shkollat, marketet dhe aksesin e shpejtë me qendrën e qytetit e bëjnë këtë pronë ideale si për banim ashtu edhe për investim.

Një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë një apartament modern në një lokacion premium.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1249
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 47
Sipërfaqja: 63 m2
Sip. Totale: 69 m2
Kati: 1