Ofrohet për shitje apartament 1+1 në Kompleksin Viena, një projekt rezidencial modern në Golem, ideal për banim, pushime verore ose investim me potencial të lartë qiradhënieje.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe neto: 58.6 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 11.7 m²
Sipërfaqe totale: 70.3 m²
Kati: 6
Faza e ndërtimit: Karabinaje
Çmimi: 80,142 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe ballkon. Planimetria është funksionale dhe ofron hapësira të shfrytëzuara në mënyrë optimale, duke garantuar ndriçim natyral dhe komoditet.
Prona ndodhet në fazën e karabinasë, duke i dhënë mundësinë blerësit të personalizojë rifiniturat sipas stilit dhe preferencave të tij.
Përshkrimi i zonës
Kompleksi Viena ndodhet në Golem, një nga zonat më të preferuara të bregdetit shqiptar. Kompleksi ofron një ambient të qetë, afër plazhit dhe me akses të lehtë në restorante, markete, shërbime dhe çdo facilitet të nevojshëm për një jetesë komode ose pushime.
Kjo pronë përbën një mundësi të shkëlqyer investimi, falë çmimit konkurrues dhe potencialit të lartë të rritjes së vlerës.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:+355 69 700 7434