Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1 me veranda në një nga zonat më elitare të Tiranës, Kodra e Diellit, poshtë Eleonorës. Prona dallohet për planimetrinë funksionale, ambientet e bollshme dhe dy verandat private, të cilat krijojnë një hapësirë unike për relaks dhe jetesë në natyrë.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe apartamenti: 96.71 m²
Verandë 1: 58.48 m²
Verandë 2: 19.26 m²
Me hipotekë

Çmimi: 205,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në një sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 veranda private me sipërfaqe totale rreth 78 m², të aksesueshme nga ambientet kryesore të banimit.

Veranda kryesore prej 58.48 m² ofron mundësi ideale për krijimin e një këndi relaksi, ambienti ngrënieje në natyrë apo një kopshti privat, ndërsa veranda e dytë prej 19.26 m² shton funksionalitetin dhe privatësinë e pronës.

Falë planimetrisë moderne, ndriçimit natyral dhe organizimit praktik, kjo pronë është zgjedhja ideale për familjet që kërkojnë komoditet dhe hapësira të jashtme të konsiderueshme.

Përshkrimi i zonës

E pozicionuar poshtë Eleonorës, në Kodrën e Diellit, prona ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, e njohur për qetësinë, gjelbërimin dhe infrastrukturën e zhvilluar. Në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, markete, qendra shërbimi dhe çdo facilitet i nevojshëm për një jetesë cilësore.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1266
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 44
Sip. Totale: 97 m2

Video e Pronës