Ofrohet për shitje apartament 1+1 në Rotondo Residence, një nga rezidencat më të preferuara në Golem. Prona është ideale për banim gjatë gjithë vitit, shtëpi pushimi ose investim me potencial të lartë për qiradhënie sezonale.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe totale: 70 m²
Sipërfaqe neto: 60 m²
Kati: 2
Pallat i vitit: 2015
Me ashensor
Çmimi: 130,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe ballkon. Planimetria funksionale dhe ndriçimi natyral krijojnë një ambient komod dhe praktik për jetesë.
Prona ndodhet në një pallat të mirëadministruar dhe ofron kushte shumë të mira për banim të përhershëm ose për shfrytëzim si apartament pushimi.
Përshkrimi i zonës
Rotondo Residence ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të Golemit, vetëm pak minuta nga bregdeti. Zona ofron akses të lehtë në plazh, restorante, markete, hotele dhe të gjitha shërbimet e nevojshme, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje të shkëlqyer si për banim ashtu edhe për investim.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434