Ofrohet për shitje apartament 1+1 në Diellon Apartments 2, një projekt modern rezidencial në Paskuqan, i ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe i pozicionuar në një zonë me zhvillim të shpejtë. Prona është ideale si për banim ashtu edhe për investim.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe neto: 65.08 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 10.06 m²
Sipërfaqe totale: 75.14 m²
Kati: 3
Faza e ndërtimit: Suvatime
Çmimi: 90'168 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi, 1 tualet, korridor shpërndarës dhe ballkon. Planimetria është funksionale, me ambiente të ndriçuara natyralisht dhe organizim praktik, duke ofruar komoditet maksimal për jetesë.
Prona ndodhet në fazën e suvatimeve, duke i dhënë mundësinë blerësit të personalizojë rifiniturat sipas preferencave të tij.
Përshkrimi i zonës
Diellon Apartments 2 ndodhet në Paskuqan, një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë rezidencial pranë Tiranës. Kompleksi ofron akses të lehtë me Unazën e Madhe dhe qendrën e qytetit, ndërsa në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, markete dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.
Një mundësi shumë e mirë për banim ose investim në një projekt modern me potencial të lartë vlerësimi.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434