Ofrohet për shitje apartament 1+1 në Diellon Apartments 2, një projekt modern rezidencial në Paskuqan, i ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe i pozicionuar në një zonë me zhvillim të shpejtë. Prona është ideale si për banim ashtu edhe për investim.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe neto: 63.15 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 9.76 m²
Sipërfaqe totale: 72.91 m²
Kati: 2
Faza e ndërtimit: Suvatime
Çmimi: 87'492 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi, 1 tualet, depo, korridor shpërndarës dhe ballkon. Planimetria është moderne dhe funksionale, me ndarje optimale të hapësirave dhe ndriçim natyral në çdo ambient, duke ofruar komoditet maksimal për një jetesë cilësore.
Prona ndodhet në fazën e suvatimeve, duke i dhënë mundësinë blerësit të personalizojë rifiniturat sipas preferencave dhe stilit të tij.
Përshkrimi i zonës
Diellon Apartments 2 ndodhet në Paskuqan, një zonë rezidenciale në zhvillim të vazhdueshëm, me akses të shpejtë drejt Unazës së Madhe dhe qendrës së Tiranës. Kompleksi ofron infrastrukturë moderne, ambiente të qeta dhe afërsi me shkolla, kopshte, markete dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.
Një mundësi ideale për banim ose investim në një projekt me potencial të lartë vlerësimi.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434