Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Green Coast 1, një nga resortet më ekskluzive të rivierës shqiptare. I pozicionuar në katin përdhe dhe me parcelë private, ky apartament ofron komoditet, privatësi dhe një stil jetese premium, duke qenë ideal si rezidencë pushimi ashtu edhe si investim afatgjatë.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe ndërtimi: 100 m²
Sipërfaqe parcele: 93.76 m²
Kati: Përdhe
1 Vend parkimi: 15.1 m²

Çmimi: 790,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 ballkon. Prona ofrohet plotësisht e arreduar me mobilim cilësor dhe është gati për banim, me ambiente moderne, ndriçim natyral dhe dalje direkte në parcelën private, e cila krijon një hapësirë ideale për relaks dhe jetesë në natyrë.

Përshkrimi i zonës

Green Coast 1 është një nga resortet më prestigjioze në Shqipëri, i njohur për arkitekturën moderne, sigurinë 24/7, mirëadministrimin dhe aksesin në plazhet më të bukura të rivierës. Kompleksi ofron restorante, bare, ambiente rekreative, hapësira të gjelbëruara dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një stil jetese ekskluziv. Kërkesa e lartë për prona në këtë resort e bën apartamentin një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë vlerësimi dhe qiradhënieje.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1283
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 41
Sip. Totale: 100 m2
Sip. Toke: 94 m2

Karakteristikat

View to Sea
Vendndodhje