Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje vilë individuale në Green Coast 2, një nga resortet më ekskluzive të rivierës shqiptare. E projektuar sipas standardeve më të larta të arkitekturës moderne, kjo pronë ofron privatësi, komoditet dhe një stil jetese premium, duke qenë ideale si rezidencë pushimi ashtu edhe si investim afatgjatë.

Detajet e pronës

Sipërfaqe trualli: 471 m²
Sipërfaqe ndërtimi: 189 m²
Sipërfaqe verandë: 58 m²
Sipërfaqe pishine: 30 m²
Post Parkimi
Në fazën përfundimtare të punimeve
Gati për sezonin e ardhshëm veror

Çmimi: 1,100,000 €

Përshkrimi i vilës

Vila organizohet në ambient të bollshëm ndenjeje dhe ngrënieje, 3 dhoma gjumi, 4 tualete, verandë të madhe, pishinë private dhe poste parkimi. Arkitektura moderne, hapësirat funksionale dhe ndriçimi natyral krijojnë një ambient elegant dhe komod, ndërsa oborri privat dhe pishina ofrojnë privatësi maksimale dhe kushte ideale për relaks.

Prona ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve, duke qenë gati për t'u shijuar në sezonin e ardhshëm veror.

Përshkrimi i zonës

Green Coast 2 është një nga resortet më prestigjioze në bregdetin shqiptar, i njohur për standardin e lartë të ndërtimit, sigurinë, mirëadministrimin dhe aksesin në një nga plazhet më të bukura të rivierës. Kompleksi ofron restorante, bare, ambiente sportive, hapësira të gjelbëruara dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një stil jetese ekskluziv. Kërkesa e lartë për prona në këtë resort e bën vilën një investim të sigurt dhe me potencial të lartë vlerësimi.

Një mundësi unike për të zotëruar një vilë premium në një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1296
Lloji Vilë
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 4
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 28
Sip. Totale: 189 m2
Sip. Toke: 471 m2

Karakteristikat

View to Sea
Vendndodhje