Ofrohet për shitje një ambient dyqani premium me sipërfaqe 583.73 m², i investuar me standarde të larta dhe i projektuar për të përmbushur kërkesat e bizneseve që vlerësojnë cilësinë, funksionalitetin dhe prestigjin. Prona është ideale për kompani, institucione financiare, klinika, studio ligjore, arkitekture apo çdo aktivitet tjetër profesional që kërkon ambiente moderne dhe përfaqësuese.
Detajet e pronës
Lloji i pronës: Ambient dy7qani
Sipërfaqe: 583.73 m²
Çmimi: 3,200,000 €
Çmimi për m²: 5,500 €/m²
2 poste parkimi të përfshira në çmim
Përshkrimi i pronës
Ambienti është investuar me materiale dhe sisteme të cilësisë premium, duke ofruar kushte optimale pune dhe efikasitet maksimal. Prona disponon sistem kondicionimi Mitsubishi Electric, impiant elektrik Schneider Electric me linja të dedikuara, ndërprerësa dhe priza Vimar, si dhe impiant kundër zjarrit me sistem alarmi. Vetratat Triplex sigurojnë izolim akustik dhe termik, ndërsa parketi zviceran AC5 dhe tualetet e investuara me pajisje La Vama dhe mermer kompletojnë standardin e lartë të ambienteve. Gjithashtu, prona ka dy dalje të dedikuara për kuzhinë, sistem profesional perdesh dhe ashensor privat të dedikuar për zyrën, duke ofruar privatësi dhe funksionalitet maksimal.
Përshkrimi i zonës
E pozicionuar në një nga zonat më prestigjioze të Tiranës, kjo pronë ofron akses të shkëlqyer me qendrën e qytetit dhe akset kryesore rrugore. Afërsia me institucione, qendra biznesi, banka dhe shërbime të ndryshme e bën ambientin një zgjedhje ideale për kompani që kërkojnë një adresë prestigjioze dhe një investim me vlerë afatgjatë.
Një mundësi unike për të investuar në një ambient zyrash të gatshëm për përdorim, me standarde të larta ndërtimi dhe investimi.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434