Pershkrimi i Prones

Përshkrimi i Pronës

Ofrohet për shitje apartament 1+1 + ballkon në kompleksin e ri dhe modern Art n’Lagje, në zonën e Porcelanit. Prona ka organizim funksional, orientim Jug-Perëndim dhe është e përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim.

Apartamenti ndodhet në katin e 3-të banim, në pallat me ashensor. Projekti është aktualisht në ndërtim dhe parashikohet të përfundojë në vitin 2028.

Detajet e pronës

Tipologjia: 1+1 + ballkon
Sipërfaqe neto: 67.3 m²
Sipërfaqe bruto: 80.1 m²
Kati: 3 banim
Ashensor: Po
Orientimi: Jug-Perëndim
Vendndodhja: Kompleksi Art n’Lagje, Porcelan
Statusi: Në ndërtim
Përfundimi i projektit: 2028

Çmimi: 12,415,000 lekë
Çmimi për m²: 155,000 lekë/m²

Garazh në katin -3: 2,300,000 lekë

Organizimi

Apartamenti organizohet në ambient ndenjeje, ngrënieje dhe gatimi open-space, 1 dhomë gjumi, 1 tualet, 1 ballkon dhe korridor të bollshëm e të shfrytëzueshëm.

Planimetria është praktike dhe ofron hapësira të mirëorganizuara për jetesë komode. Korridori i bollshëm i jep apartamentit më shumë funksionalitet, ndërsa orientimi Jug-Perëndim siguron ndriçim natyral gjatë ditës.

Përshkrimi i zonës

Porcelani është një zonë në zhvillim, me akses të mirë dhe kërkesë në rritje për banim. Kompleksi Art n’Lagje përfaqëson një projekt të ri rezidencial, të përshtatshëm për blerës që kërkojnë apartament modern me potencial vlere në të ardhmen.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1379
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 13
Sipërfaqja: 67 m2
Sip. Totale: 80 m2
Kati: 3