Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament i tipologjisë 2+1, i pozicionuar pranë Kopshtit Zoologjik, në një nga zonat rezidenciale më të kërkuara të Tiranës, me akses të mirë dhe pranë shërbimeve të përditshme.

Apartamenti ka një sipërfaqe prej 93 m² bruto dhe 84 m² neto dhe ndodhet në katin e 6-të nga toka, në një pallat të pajisur me ashensor.

Organizimi i brendshëm është funksional dhe përfshin sallonin e ndenjes me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi dhe dy tualete, duke ofruar komoditet dhe privatësi për një familje.

Prona ka orientim Jug-Lindje, një orientim i favorshëm që i siguron apartamentit ndriçim të mirë natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Apartamenti shitet i mobiluar si në foto, çka e bën të gatshëm për banim pa pasur nevojë për investime të menjëhershme në mobilim. Për shkak të pozicionit dhe organizimit, prona është e përshtatshme si për banim familjar, ashtu edhe për investim.

Zona e Kopshtit Zoologjik është një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, për shkak të qetësisë relative, aksesit të mirë drejt akseve kryesore dhe afërsisë me shërbime, zona rekreative dhe facilitete të ndryshme.

Çmimi: 258,000 €

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1381
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 11
Sipërfaqja: 84 m2
Sip. Totale: 93 m2
Kati: 6

Karakteristikat

Qëndër

Video e Pronës