Pershkrimi i Prones

Ofrohet për qira një apartament modern me tipologji 2+1, i pozicionuar në një pallat të ndërtuar në vitin 2023, me kushte bashkëkohore dhe ambiente të përbashkëta cilësore. Apartamenti ka sipërfaqe 100 m², ndodhet në katin e 4-të dhe ofrohet totalisht i mobiluar me mobilim cilësor.

Detajet e apartamentit:

Tipologji: 2+1

Sipërfaqe: 100 m²

Kati: 4

Pallat i ndërtuar në vitin 2023

Totalisht i mobiluar me mobilim bashkëkohor dhe cilësor

Kuzhinë e kompletuar me pajisje elektroshtëpiake

2 dhoma gjumi komode dhe sallon i bollshëm

1 tualet i kompletuar

Pallati disponon palestër të përbashkët për banorët

Gati për banim të menjëhershëm

Çmimi : 900 € / muaj

Përshkrimi i zonës:
Zona e Shushicës, pranë Stadiumit Dinamo, është një vendndodhje mjaft e favorshme për banim. Ajo ofron qetësi, siguri dhe akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës dhe zonave kryesore të qytetit. Në afërsi gjenden shkolla, kopshte, universitete, supermarkete, farmaci, qendra tregtare dhe linja transporti publik, duke e bërë zonën shumë praktike për familje dhe individë që kërkojnë komoditet. Afërsia me Stadiumin Dinamo dhe Bllokun i shton kësaj prone vlerë për shkak të kërkesës së lartë për apartamente me qira në këtë pjesë të qytetit.

Ky apartament është një mundësi ideale për ata që kërkojnë një jetesë moderne, të qetë dhe me akses në çdo shërbim të nevojshëm.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO106
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 46
Sipërfaqja: 100 m2
Kati: 4

Vendodhja e Pronës