Ofrohet për shitje një hapësirë parkimi me kapacitet për 2 poste makinash, e pozicionuar në katin -2 të një ndërtese të re në zonën e Oxhakut, një nga lagjet më të kërkuara dhe të aksesueshme të kryeqytetit.
Detajet e pronës:
Sipërfaqe neto: 42.23 m²
Sipërfaqe totale: 42.31 m²
Kapacitet: 2 poste parkimi
Kati: -2
Gjendja: Faza e pllakës
Çmimi i shitjes: 32,000 €
Përshkrimi i zonës:
Zona e Oxhakut është një nga nyjet kryesore të Tiranës, falë afërsisë me Unazën e Madhe dhe lidhjes së shpejtë me qendrën e qytetit. Pozicioni është i përshtatshëm për banorët e zonës ose për investitorë që kërkojnë pronë me vlerë të qëndrueshme në treg, pasi kërkesa për parkime në këtë pjesë të Tiranës është gjithmonë e lartë.
Ky parkim është një mundësi ideale për përdorim personal ose si investim afatgjatë, duke garantuar kthim të sigurt të vlerës.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434