Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje një apartament komod dhe i rinovuar, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Rrugën Ali Demi, shumë pranë Bankës Credins dhe rrugës kryesore. Apartamenti ndodhet në katin e 4-të të një ndërtese të vitit 2008, pa ashensor, dhe përbën një mundësi shumë të mirë banimi ose investimi.

Detajet e apartamentit:

Sipërfaqe bruto: 110 m²

Sipërfaqe neto: 95 m²

Kati: 4 (banim)

Ndërtim i vitit 2008

Çmimi i shitjes: 154,000 €

Organizimi i brendshëm:

2 dhoma gjumi

1 sallon i bollshëm

Kuzhinë e veçuar dhe funksionale

1 tualet me dritare të madhe

1 ballkon me orientim të favorshëm

Karakteristika kryesore:

Apartamenti shitet totalisht i mobiluar dhe i rinovuar

Ndriçim natyral gjatë gjithë ditës

Oborr i përbashkët vetëm për banorët e pallatit

Dokumentacion i rregullt hipotekor

Përshkrimi i zonës:
Zona e Ali Demit është një ndër më të konsoliduarat në kryeqytet, e njohur për qetësinë dhe infrastrukturën e mirë. Pozicioni në rrugën kryesore ofron akses të menjëhershëm në transport publik, banka, farmaci, supermarkete, shkolla dhe kopshte, duke e bërë një vend shumë praktik për jetesë. Gjithashtu, kërkesa e lartë për prona në këtë zonë e bën apartamentin një mundësi të shkëlqyer investimi.

Ky apartament është një okazion i vërtetë, ideal për familje ose si investim në tregun e qirave.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO117
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 42
Sipërfaqja: 95 m2
Kati: 4

Vendodhja e Pronës