Ofrohet për shitje një apartament komod me tipologji 1+1, i pozicionuar në një pallat ekzistues të ndërtuar në vitin 1992, pranë Shkollës “26 Nëntori”. Apartamenti ndodhet në katin e 3-të dhe ka një sipërfaqe prej 58 m², i cili është totalisht i rikonstruktuar, duke ofruar kushte moderne dhe gati për banim.
Detajet e apartamentit:
Tipologji: 1+1
Sipërfaqe totale: 58 m²
Kati: 3
Pallat i vitit 1992 (pa ashensor)
Gjendja: Totalisht i rikonstruktuar
Çmimi: 118,000,000 Lekë
Dokumentacion i rregullt
Përshkrimi i pronës:
Apartamenti është rinovuar plotësisht, duke ofruar ambiente moderne dhe funksionale. Përfshin një sallon ndenjeje me kënd gatimi, një dhomë gjumi dhe një tualet të rregulluar. Ndriçimi natyral dhe cilësia e investimit në rikonstruksion e bëjnë një zgjedhje ideale për banim komod.
Përshkrimi i zonës:
Zona pranë Shkollës “26 Nëntori” është një nga më të kërkuarat e kryeqytetit për banim, për shkak të afërsisë me qendrën e Tiranës dhe infrastrukturës së zhvilluar. Në afërsi gjenden shkolla, kopshte, universitete, supermarkete, farmaci dhe transport publik, duke e bërë vendndodhjen shumë praktike për jetesë familjare ose individuale.
Ky apartament është një mundësi e shkëlqyer për banim pranë qendrës së qytetit ose si investim të sigurt në tregun e qirave.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434