Ofrohet për shitje një shtëpi 2-katëshe e pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të Sarandës, vetëm pak minuta nga qendra dhe plazhi. Prona ka një sipërfaqe trualli prej 300 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 167 m², me hipotekë të rregullt dhe mundësi ndërtimi të një kati shtesë.
Detajet e pronës:
Sipërfaqe trualli: 300 m²
Sipërfaqe ndërtimi: 167 m²
Ndërtim 2 kate + mundësi kati shtesë
Mure guri 50 cm (izolim natyral termik & akustik)
2 hyrje-dalje
Parkim i dedikuar brenda oborrit
Panel diellor 200 litra & depo uji 12,000 litra
Dyer/dritare dopio xham me grila
Kondicioner inverter në ambientet kryesore
Dokumentacion i rregullt hipotekor
Organizimi i brendshëm:
Kati përdhe:
Ambient ndenjeje
1 dhomë gjumi
1 tualet
Dhoma depo
Ambient open space
Kati i parë:
Verandë e bollshme me pamje të hapur
Korridor shpërndarës
Sallon i madh me kuzhinë të integruar
1 dhomë gjumi
1 tualet inkaso me dritare
Strukturë e ngritur me mure guri për 2 dhoma shtesë dhe 1 tualet
Karakteristika shtesë:
Mundësi për ndërtim pishine (struktura e përfunduar, kapacitet 10 ton ujë)
Oborr i gjelbëruar i përshtatshëm për relaks dhe ambiente familjare
Përshkrimi i zonës:
Shtëpia ndodhet në Rrugën Gjergj Arianiti, një nga zonat më të preferuara të Sarandës për banim familjar dhe turizëm, falë qetësisë, infrastrukturës së mirë dhe afërsisë me bregdetin. Zona është e rrethuar nga vila dhe rezidenca të reja, duke ofruar një komunitet të përzgjedhur dhe mundësi investimi të sigurt në tregun turistik.
Çmimi i shitjes: 280,000 €
Ky është një investim i shkëlqyer si për banim familjar, ashtu edhe për shfrytëzim turistik, duke qenë se Saranda është një nga destinacionet më të kërkuara të Rivierës Shqiptare.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434