Ofrohet për shitje një ambient shërbimi me sipërfaqe totale 67.76 m², i pozicionuar në katin përdhe të një ndërtese të re në zonën e Oxhakut, një ndër zonat më të frekuentuara dhe me zhvillim të shpejtë të kryeqytetit.
Detajet e pronës:
Tipologji: Dyqan / Ambient shërbimi
Sipërfaqe totale: 67.76 m²
Kati: 0 (përdhe)
Gjendja: Faza e pllakës (ofron fleksibilitet për arredim sipas nevojave të biznesit)
Çmimi i shitjes: 237,160 €
Përshkrimi i pronës:
Ambienti ndodhet në katin përdhe, me hyrje të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore, duke garantuar dukshmëri dhe akses maksimal. Është i përshtatshëm për një gamë të gjerë aktivitetesh si zyra, klinikë, farmaci, dyqan, bar-kafe ose shërbime të tjera tregtare.
Përshkrimi i zonës:
Zona e Oxhakut është një nyje urbane shumë e rëndësishme, me fluks të lartë lëvizjeje dhe kërkesë të vazhdueshme për ambiente shërbimi. Afërsia me Unazën e Madhe, qasja e lehtë drejt qendrës së Tiranës dhe prania e shumë bizneseve dhe rezidencave e bëjnë këtë zonë një pikë strategjike për çdo investim.
Ky ambient është një mundësi e shkëlqyer për biznes ose investim afatgjatë, duke ofruar siguri në vlerën e pronës dhe potencial të lartë fitimi.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434