Pershkrimi i Prones

Në një nga zonat më të qeta dhe më të gjelbra të kryeqytetit, ofrohet për qira një apartament luksoz 2+2+garderobë, që ndërthur në mënyrë perfekte komoditetin, elegancën dhe teknologjinë moderne. Me një sipërfaqe prej 124 m² dhe ndodhur në katin e 3-të të një ndërtese cilësore, ky apartament ofron një atmosferë të ngrohtë dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Karakteristikat kryesore të apartamentit:

Mobilim dhe pajisje premium: Miele, Naff, Bang & Olufsen, Hansgrohe, Villeroy & Boch

Smart Home Alexa – kontroll zëri për ndriçimin dhe grilat elektrike

Sistem kondicionimi qendror Daikin R32 për komoditet gjatë gjithë vitit

Kuzhinë e kompletuar me pajisje të integruara: furrë me avull, mikrovalë, pianur induksion, Tepenyaki, kapuç i integruar, makineri nespresso, mulli për mbeturina ushqimore dhe sistem uji të vluar instant (100°C)

Sallon i hapur me ambient të bollshëm ndenjeje dhe dalje në ballkon

2 dhoma gjumi + garderobë (walk-in closet)

2 tualete të dizenjuara me elemente luksoze dhe dush shiu Hansgrohe

Ballkon me ndriçim natyral

Detaje të rafinuara: perde DKNY, dyer rrëshqitëse me dizajn të personalizuar, ndarje metalike artizanale me porosi

Elektroshtëpiake të reja: lavatrice, pjatalarëse, kaldajë 100 L

Çmimi i qirasë: 1,500 €/muaj

Përshkrimi i zonës:
Vendndodhja midis Kopshtit Botanik dhe Zoologjik ofron një ekuilibër perfekt midis qetësisë natyrore dhe aksesit të shpejtë në qendër të Tiranës. Zona njihet për ajrin e pastër, rrugët e qeta, afërsinë me institucionet arsimore, kafenetë elegante që krijojnë një ndjesi ekskluziviteti dhe mirëqenieje.

Ky apartament përfaqëson një standard të ri të jetesës urbane, duke kombinuar luksin, funksionalitetin dhe teknologjinë në çdo detaj. Ideal për diplomatë, profesionistë të huaj apo familje që kërkojnë rehati, privatësi dhe stil në një nga zonat më të bukura të Tiranës.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO141
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 53
Sipërfaqja: 124 m2
Kati: 3

Vendodhja e Pronës