Ofrohet për shitje një apartament i restauruar plotësisht në një nga zonat më elitare të kryeqytetit – Rruga kryesore e Bllokut, një vendndodhje perfekte si për banim ashtu edhe për zhvillim aktivitetesh profesionale.
Detajet e apartamentit:
Tipologji: 2+1
Sipërfaqe neto: 97 m²
Kati: 3
Ndodhet në pallat ekzistues, buze rrugës kryesore me pamje të hapur nga rruga
Organizim funksional: 2 dhoma gjumi, 1 tualet, kuzhinë gatimi, dhe sallon i madh ndenjeje
Totalisht i restauruar në detaje: mure, tavane gipsi, sistem elektrik dhe hidraulik i ri, dyer dhe dritare cilësore
Dokumentacion i rregullt hipotekor
Çmimi: 350,000 € (i negociueshëm)
Përshtatshmëri:
Falë pozicionit strategjik dhe planimetrisë së favorshme, apartamenti është ideal për:
Zyrë private ose kompani konsulence
Klinike, studio estetike apo laborator mjekësor
Apartament për Booking / Airbnb, duke ofruar kthim të lartë investimi falë kërkesës konstante në zonë
Përshkrimi i zonës:
Zona e Bllokut është epiqendra e jetës urbane në Tiranë, me një përzierje perfekte mes biznesit, argëtimit dhe banimit. Ndërtesat cilësore, afërsia me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, institucionet shtetërore dhe restorantet elitare e bëjnë këtë pronë një mundësi unike për çdo blerës që kërkon lokacion premium dhe vlerë të qëndrueshme në treg.
Ky apartament përfaqëson një investim të sigurt dhe afatgjatë – një pronë që kombinon pozicionin, cilësinë dhe potencialin maksimal për kthim financiar.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434