Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje një dyqan modern dhe shumë i dukshëm, i pozicionuar buzë rrugës kryesore pranë Stadiumit “Dinamo”, një nga zonat më të frekuentuara dhe me vlerë të lartë tregtare në Tiranë.
Prona është ideale për biznese të profilit të lartë, klinika, zyra apo shërbime tregtare, falë ekspozimit të shkëlqyer dhe pozicionit strategjik.

Detajet e pronës:

Lloji: Njësi shërbimi / Dyqan

Vendndodhja: Pranë Stadiumit “Dinamo”, Tiranë

Sipërfaqe totale: 66.5 m²

Fasadë xhami me pamje direkte nga rruga kryesore

Çmimi: 470,000 € (i diskutueshëm)

Përshkrimi i pronës:
Dyqani ndodhet në katin përdhe , me pamje të plotë nga rruga dhe akses të menjëhershëm për klientët. Fasadë xhami e gjerë, e përshtatshme për reklamim dhe brendim të dukshëm. Ambienti është i rregullt, me hapësirë të shfrytëzueshme për çdo tip biznesi – që nga zyrat profesionale deri te aktivitete tregtare apo estetike.

Përshkrimi i zonës:
Zona pranë Stadiumit “Dinamo” është një nga lokacionet më prestigjioze të Tiranës, me qarkullim të lartë kalimtarësh dhe automjetesh. Ajo ofron afërsi me Bllokun, Qendrën e Tiranës, Shkollën “11 Janari” dhe institucione të shumta publike e private. Kombinimi i aksesit, dukshmërisë dhe densitetit të aktiviteteve tregtare e bën këtë zonë perfekte për çdo biznes që kërkon pozicion premium në treg.

Ky dyqan përfaqëson një mundësi investimi të rrallë, në një zonë që ruan vazhdimisht vlerën e lartë të tregut dhe ofron kthim të garantuar financiar.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO148
Lloji Dyqan
Statusi: Listimet e fundit
Tualetet: 1
Website Views 61
Sipërfaqja: 67 m2

Vendodhja e Pronës