Pershkrimi i Prones

Në një nga zonat më të zhvilluara dhe të kërkuara të kryeqytetit, ofrohet për shitje një apartament i ri, i përfunduar dhe gati për banim, i pozicionuar në një ndërtesë moderne me cilësi të lartë ndërtimi, në Rrugën “Don Bosko”.

Detajet e pronës:

Tipologji: 2+1

Sipërfaqe neto: 97.6 m²

Sipërfaqe e përbashkët: 15 m²

Sipërfaqe fasade :3.49 m²

Sipërfaqe totale: 116.09 m²

Kati: 7

Orientim: Jug–Lindje

Faza e ndërtimit: Përfunduar

Çmimi: 230'000 €

Mundësi blerjeje me kredi bankare

Post parkimi i disponueshëm me çmim ekstra

Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti ofron një organizim modern dhe praktik, me sallon të bollshëm me ambient gatimi të integruar, dy dhoma gjumi, një tualet dhe ballkon me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Orientimi Jug–Lindje siguron dritë dhe ngrohtësi natyrale, ndërsa ndërtimi cilësor ofron izolim termik dhe akustik, sisteme bashkëkohore elektrike e hidrosanitare, dhe përfundime me standard të lartë.
Prona është gati për dorëzim dhe ofron mundësi të shkëlqyer për banim familjar ose investim me kthim të sigurt në tregun e qirasë.

Përshkrimi i zonës:
Zona e Don Boskos është një ndër më të stabilizuara dhe të aksesueshme në Tiranë, me infrastrukturë të zhvilluar, transport publik të shpejtë dhe afërsi me qendrën e qytetit.
Në këtë zonë ndodhen shkolla, kopshte, supermarkete, klinika, palestra dhe qendra tregtare, duke e bërë shumë të përshtatshme për jetesë familjare.

Ky apartament përfaqëson një okazion real për blerje të mençur – me mundësi financimi nëpërmjet kredie dhe parkim të dedikuar me çmim shtesë.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO165
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 53
Sipërfaqja: 98 m2
Sip. Totale: 116 m2
Kati: 7

Vendodhja e Pronës