Pershkrimi i Prones

Apartament familjar në kompleksin rezidencial Park Houses, një projekt modern me standard të lartë ndërtimi dhe koncept të organizuar urban në zonën e Mjull-Bathores.

Detajet e Pronës:

Kompleksi: Park Houses
Tipologji: 3+2
Sipërfaqe neto: 170.80 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 30.74 m²
Sipërfaqe bruto / totale: 201.54 m²
Çmimi: 403,080 €

Përshkrimi i Apartamentit:

Apartament me organizim të bollshëm dhe planimetri të rregullt, i përshtatshëm për familje që kërkojnë hapësirë dhe komoditet. Përbëhet nga sallon i madh ndenjeje me ambient ngrënieje, kuzhinë e integruar, tre dhoma gjumi dhe hapësira shërbimi të strukturuara mirë. Dritaret e mëdha sigurojnë ndriçim natyral dhe ventilim të mirë, ndërsa ndarja e qartë mes zonës së ditës dhe zonës së natës garanton privatësi.

Përshkrimi i Rezidencës dhe Zonës:

Park Houses është kompleks rezidencial me arkitekturë moderne, gjelbërim të brendshëm dhe komunitet të përzgjedhur. Zona e Mjull-Bathores ofron qetësi, ajër të pastër dhe akses të shpejtë drejt TEG, Liqenit të Farkës dhe akseve kryesore të Tiranës.
Pronë me standard premium dhe potencial të mirë investimi në një rezidencë të re.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO577
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 15
Sipërfaqja: 171 m2
Sip. Totale: 202 m2
Kati: 2

Karakteristikat

Qëndër Tregtare

Vendodhja e Pronës