Ofrohet për qira vilë 3-katëshe në Mjull-Bathore, në Rruga Xhaver Shaba, brenda kompleksit rezidencial Vilat Lule. Prona ndodhet në një zonë shumë të qetë dhe të preferuar për banim, me vila dhe rezidenca private.
Detajet e Pronës
Tipologjia: Vilë 3 kate
Sipërfaqe ndërtimi: 250 m²
Sipërfaqe oborri: 300 m²
Parkim: 2 poste parkimi
4 dhoma gjumi
4 tualete
Kuzhinë + aneks + sallon ndenjeje open space
Çmimi: 2,500 € / muaj (bruto)
Mirëmbajtja e kopshtit paguhet nga pronari (100 € / muaj për bahçevanin)
Përshkrimi i Vilës
Vila ofron hapësira shumë të bollshme dhe organizim funksional për një jetesë komode familjare. Ambienti i brendshëm përfshin një sallon të madh ndenjeje me kuzhinë dhe aneks në koncept open space, katër dhoma gjumi dhe katër tualete. Ndërtimi është i mirëorganizuar në tre kate dhe ofron privatësi, komoditet dhe hapësirë të mjaftueshme për jetesë cilësore.
Përshkrimi i Zonës
Zona e Mjull Bathores dhe Saukut është një nga zonat më të qeta dhe më të preferuara rezidenciale pranë Tiranë. Zona karakterizohet nga vila private, gjelbërim dhe ajër i pastër, duke ofruar një ambient shumë të përshtatshëm për familje që kërkojnë qetësi dhe privatësi, por njëkohësisht akses të shpejtë me qendrën e qytetit dhe akset kryesore rrugore.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434