Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje vilë individuale në një nga projektet më ekskluzive të rivierës, Green Coast 2, në Palasë.

Detajet e Pronës

Tipologjia: Vilë individuale

Sipërfaqe ndërtimi mbi tokë: 188.7 m²
Sipërfaqe verandë: 58.5 m²
Sipërfaqe parcele: 471 m²
Sipërfaqe pishine: 29.11 m²

Organizimi: 2 kate
Dhoma gjumi: 3
Tualete: 4

Çmimi: 1,100,000 €

Përshkrimi i Vilës

Vila është e organizuar në dy kate, me një koncept modern dhe funksional.

Në katin përdhe ndodhet zona e ditës, me sallon të bollshëm, ambient ngrënieje dhe kuzhinë open-space, si dhe ambiente shërbimi. Dalja direkte në verandë dhe pishinë krijon një lidhje të fortë mes brendësisë dhe natyrës.

Kati i parë organizohet në 3 dhoma gjumi, ku përfshihet një dhomë matrimoniale me tualet dhe hapësira të dedikuara, si dhe dhoma të tjera me ndriçim natyral dhe organizim praktik.

Pishina private (29.11 m²) dhe veranda e gjerë e kthejnë këtë vilë në një hapësirë reale jetese në stil resort.

Përshkrimi i Rezidencës dhe Zonës

Green Coast 2 është një zhvillim premium me arkitekturë mesdhetare, materiale natyrale dhe integrim me terrenin.

Zona ofron:

akses në plazh
privatësi dhe siguri
shërbime dhe facilitete gjatë gjithë vitit

Është një nga investimet më të sigurta në rivierën shqiptare, me kërkesë të qëndrueshme dhe rritje vlere.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO959
Lloji Vilë
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 4
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 28
Sipërfaqja: 189 m2
Sip. Totale: 189 m2
Sip. Toke: 471 m2

Karakteristikat

delta-ing.view_to_sea
Vendndodhje