Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje kapanon modern në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë industrial dhe logjistik pranë Univers City, me akses shumë të mirë me akset kryesore të Tiranë.

Detajet e pronës


Sipërfaqe magazine: 930 m²
Sipërfaqe showroom: 420 m²

Sipërfaqe totale: 1,350 m²

Çmimi: 1,150 € / m²

Përshkrimi i pronës

Prona është konceptuar për aktivitet industrial, logjistikë, magazinim apo showroom biznesi, duke kombinuar funksionalitetin me aksesin praktik.
Kapanoni disponon një hapësirë magazine prej 930 m², ideale për depozitimin dhe organizimin operacional të biznesit, si dhe 420 m² showroom, i menduar për ekspozim produktesh, zyra apo aktivitet tregtar.

Organizimi i sipërfaqeve e bën pronën shumë funksionale për kompani që kërkojnë një strukturë të plotë pune dhe prezantimi në të njëjtin ambient.
Lartësia, hyrjet dhe pozicionimi i objektit krijojnë mundësi të mira manovrimi dhe akses për mjete transporti dhe logjistike.

Përshkrimi i zonës

Zona pranë Univers City dhe Kasharës po zhvillohet me ritme shumë të shpejta si pol industrial dhe biznesi, falë lidhjes direkte me autostradën Tiranë–Durrës dhe aksesit të lehtë me Tiranën.
Pozicioni strategjik e bën këtë pronë një investim të fortë për kompani që kërkojnë efikasitet operacional dhe potencial rritjeje në vlerë.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1016
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Website Views 12
Sipërfaqja: 1350 m2
Sip. Totale: 1350 m2