Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 në Kodra e Diellit, një nga rezidencat më të kërkuara për banim në Tiranë.

Detajet e pronës

Tipologjia: 1+1
Kati: 0
Sipërfaqe fizike: 57.1 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 9.0 m²
Sipërfaqe totale: 66.9 m²
Me hipotekë

Çmimi: 125,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje, ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi dhe tualet.
Planimetria është shumë funksionale dhe moderne, me organizim praktik të ambienteve dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës.
Zona e living-ut është e bollshme dhe lidhet natyrshëm me pjesën e ngrënies dhe kuzhinës, duke krijuar një ambient komod për jetesë.
Prona disponon verandë, një element shumë i vlefshëm për këtë tipologji, duke ofruar më shumë hapësirë relaksi dhe ajrosjeje.
Pozicionimi në katin zero e bën shumë praktik dhe të aksesueshëm.

Përshkrimi i rezidencës dhe zonës

Rezidenca Kodra e Diellit mbetet një nga komplekset më të preferuara në Tiranë, falë organizimit, sigurisë dhe standardit të jetesës.
Zona ofron qetësi, gjelbërim dhe akses shumë të mirë me pjesë të ndryshme të qytetit.

Një 1+1 shumë funksional, me verandë dhe dokumentacion të rregullt, në një rezidencë që gjithmonë mban vlerë në treg.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1034
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 24
Sipërfaqja: 57 m2
Sip. Totale: 67 m2
Vendndodhje