Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 3+1+2 në Univers City, një nga projektet rezidenciale më të kërkuara për banim familjar në Tiranë.

Detajet e pronës

Tipologjia: 3+1+2
Kati: 2
Orientimi: Jug-Lindje
Sipërfaqe apartamenti: 96.24 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 15.68 m²
Sipërfaqe totale: 111.92 m²

Çmimi: 130,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti është konceptuar nga tipologji 2+1 në 3+1 nga arkitekt, me organizim maksimal të hapësirës dhe funksionalitet shumë të mirë për jetesë familjare.
Prona organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi, 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon.
Orientimi Jug-Lindje garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe atmosferë shumë komode në ambientet e brendshme.

Apartamenti është investuar me punime ekstra dhe materiale cilësore, ku përfshihen:
• Parket cilësor
• Pllaka premium
• Organizim modern i ambienteve



Përshkrimi i rezidencës dhe zonës

Univers City është një nga komplekset më të preferuara për familjarë, falë organizimit modern, ambienteve të përbashkëta dhe aksesit shumë të mirë me qytetin.
Zona po zhvillohet me ritme shumë të shpejta dhe ofron potencial shumë të mirë investimi për të ardhmen.

Një apartament familjar me organizim inteligjent, investim cilësor dhe raport shumë të mirë mes sipërfaqes dhe çmimit.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1059
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 9
Sipërfaqja: 96 m2
Sip. Totale: 112 m2
Kati: 2
Vendndodhje