Ofrohet për shitje apartament 1+1 në zonën e Malit të Robit, pranë Prestige Resort, një nga zonat më të preferuara të bregdetit shqiptar për banim dhe investim.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe: 65 m²
Kati: 5
Çmimi:107,000 €
Dorëzimi: Qershor 2025
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi, 1 dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Planimetria është moderne dhe funksionale, me shfrytëzim maksimal të hapësirës dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Pozicionimi vetëm 200 metra larg detit e bën pronën ideale si për pushime familjare, ashtu edhe për investim në qira sezonale.
Përshkrimi i zonës
Mali i Robit dhe Qerreti janë ndër zonat më të kërkuara në bregdet, të njohura për plazhin ranor, qetësinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm turistik.
Afërsia me Prestige Resort, restorantet, marketet dhe facilitetet e zonës e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi me potencial të lartë për Airbnb dhe Booking.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434