Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Rezidencën AnA, një projekt modern rezidencial i pozicionuar në zonën e Qytetit Studenti, një nga zonat më të kërkuara për banim dhe investim në Tiranë.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1

Sipërfaqe bruto: 95.3 m²
Sipërfaqe neto: 82.8 m²
Orientimi: Jug-Lindje
Post parkimi i disponueshëm me çmim ekstra

Çmimi: 212,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon. Orientimi Jug-Lindje garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ambiente të ngrohta e komode.

Planimetria funksionale dhe organizimi i rregullt i hapësirave e bëjnë pronën ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim afatgjatë.

Përshkrimi i zonës

Rezidenca AnA ndodhet në zonën e Qytetit Studenti, një lokacion që ofron akses të shpejtë me qendrën e Tiranës, Liqenin Artificial, Fakultetet dhe akset kryesore të qytetit. Zona karakterizohet nga kërkesë e lartë për banim dhe qiradhënie, duke e bërë këtë pronë një mundësi të shkëlqyer investimi.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1216
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 7
Sipërfaqja: 83 m2
Sip. Totale: 95 m2
Kati: 4
Vendndodhje