Tregu Elektrik
Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 në Kompleksin Grand, një nga rezidencat më të preferuara në zonën pranë Tregut Elektrik. Prona ndodhet në katin e fundit të pallatit dhe ofron orientim shumë të favorshëm, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1+2
Sipërfaqe bruto: 118 m²
Sipërfaqe neto: 109 m²
Kati: 8 (kati i fundit)
Pallat me ashensor
Administrim i rregullt
Orientimi: Jug
Çmimi: 200,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon. Organizimi funksional i hapësirave, sipërfaqja e konsiderueshme dhe orientimi jugor garantojnë komoditet maksimal dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Pozicionimi në katin e fundit ofron më shumë privatësi, qetësi dhe pamje të hapur.
Përshkrimi i zonës
Kompleksi Grand ndodhet pranë Tregut Elektrik, një nga zonat më të konsoliduara dhe më të kërkuara për banim në Tiranë. Zona ofron akses të shpejtë me qendrën e qytetit, Liqenin Artificial, Komunën e Parisit dhe akset kryesore të Tiranës. Në afërsi gjenden shkolla, kopshte, markete, institucione shëndetësore dhe çdo facilitet i nevojshëm për jetesën e përditshme.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434