Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 3+1+2 në Kodra e Diellit 2, një nga rezidencat më të preferuara për banim në Tiranë. Prona është investuar dhe mobiluar me kujdes nga vetë pronarët, duke ofruar standard të lartë jetese dhe komoditet maksimal.

Detajet e pronës

Tipologjia: 3+1+2
Sipërfaqe: 126 m²
Kati: 4
Pallat me ashensor
Apartament i mobiluar

Çmimi: 350,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm ndenjeje, ambient gatimi dhe ngrënieje, 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe hapësira funksionale të projektuara për një jetesë komode familjare.

Prona është mobiluar me materiale dhe arredim cilësor, ndërsa punimet janë realizuar me standard të lartë nga vetë pronarët, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji. Apartamenti ofrohet në gjendje shumë të mirë dhe është gati për banim.

Përshkrimi i zonës

Kodra e Diellit 2 është një nga rezidencat më të kërkuara në Tiranë, e njohur për sigurinë, qetësinë dhe infrastrukturën moderne. Zona ofron akses të shpejtë me qendrën e qytetit, Liqenin Artificial, shkolla, kopshte, markete dhe çdo facilitet të nevojshëm për një jetesë cilësore.

Kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale për familjet që kërkojnë komoditet, cilësi ndërtimi dhe një lokacion premium.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1238
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 36
Sipërfaqja: 126 m2
Sip. Totale: 126 m2
Kati: 4
Vendndodhje