Ofrohet për shitje apartament 2+1 , një mundësi ideale për ata që kërkojnë komoditetin e një apartamenti të kombinuar me hapësirën dhe privatësinë e një oborri të madh privat. Prona ndodhet në katin përdhe dhe disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe fizike: 71.2 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 10.7 m²
Sipërfaqe oborri: 86.5 m²
Sipërfaqe totale: 168.4 m²
Kati: Përdhe
Me hipotekë
Çmimi: 189,602 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, tualet dhe oborr privat me sipërfaqe të konsiderueshme. Hapësira e jashtme prej 86.5 m² ofron mundësi ideale për relaks, kënd lojërash për fëmijët, ambient ngrënieje në natyrë apo investime të tjera sipas preferencës së pronarit.
Falë organizimit funksional dhe oborrit privat, prona ofron ndjesinë e një shtëpie individuale duke ruajtur komoditetin e apartamentit.
Përshkrimi i zonës
Kodra e Diellit është një nga zonat rezidenciale më të preferuara të Tiranës, e njohur për qetësinë, ajrin e pastër dhe aksesin e lehtë me Liqenin Artificial, Kopshtin Botanik dhe qendrën e qytetit. Zona ofron shkolla, kopshte, markete dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434