Mjull - Bathore
Ofrohet për shitje apartament 2+1 me verandë në Park Houses, një kompleks rezidencial premium në Mjull Bathore. Projekti është konceptuar për të ofruar një stil jetese modern, me ambiente të gjelbëruara, privatësi dhe standarde të larta ndërtimi.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe neto: 129.11 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 23.24 m²
Sipërfaqe bruto: 152.35 m²
Sipërfaqe verande: 50.30 m²
Kati: 0
Faza e ndërtimit: Tulla
Çmimi: 314,615 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shpërndarës dhe një verandë private prej 50.30 m², ideale për kënd relaksi, ngrënie në ambient të hapur ose organizimin e një zone të gjelbëruar. Planimetria është moderne dhe funksionale, me ndriçim natyral në çdo ambient.
Prona ndodhet në fazën e tullës, duke i dhënë mundësinë blerësit të personalizojë rifiniturat sipas preferencave të tij.
Përshkrimi i zonës
Park Houses në Mjull Bathore është një kompleks rezidencial premium që ofron qetësi, siguri dhe një stil jetese pranë natyrës, vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës. Kompleksi karakterizohet nga arkitekturë moderne, ambiente të gjelbëruara dhe infrastrukturë cilësore, duke e bërë një nga projektet më të kërkuara për banim dhe investim.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434