Ofrohet për shitje apartament 1+1 në Rrugën Hamdi Sina, pranë Liqenit të Thatë, një nga zonat më të preferuara dhe më të qeta për banim në Tiranë. Me organizim funksional dhe vendndodhje premium, kjo pronë është ideale si për banim ashtu edhe për investim.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Kati: 2
Sipërfaqe bruto: 64 m²
Sipërfaqe neto: 59.1 m²
Çmimi: 160,000 €
Me hipotekë
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi, 1 tualet, korridor shpërndarës dhe ballkon. Planimetria është funksionale, me ambiente të ndriçuara natyralisht dhe organizim praktik, duke ofruar komoditet maksimal për jetesë. Prona është një zgjedhje ideale për banim ose investim në një nga zonat me kërkesën më të lartë në Tiranë.
Përshkrimi i zonës
Rruga Hamdi Sina, pranë Liqenit të Thatë, është një nga adresat më të preferuara të kryeqytetit, e njohur për qetësinë, ajrin e pastër dhe afërsinë me Parkun e Liqenit Artificial. Zona ofron akses të shpejtë me qendrën e Tiranës, TEG-un dhe akset kryesore të qytetit, ndërsa në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, supermarkete, restorante dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Kërkesa e lartë për prona në këtë zonë e bën apartamentin një investim të sigurt dhe me potencial të lartë vlerësimi.
Një mundësi ideale për të jetuar ose investuar në një nga zonat më elitare të Tiranës.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434