Rivlerësimi i Pronave
Çfarë Duhet të Dini për 2026
Ditët e fundit u zhvillua një takim i rëndësishëm mes NAREA-s, ASHK-së dhe Ministrit të Financave, ku u diskutua për ligjin e ri të rivlerësimit të pronave, çmimet e referencës dhe hartën e vlerave. Për ne që punojmë çdo ditë me tregun imobiliar, kjo është një temë që prek drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset.
Çfarë është rivlerësimi?
Rivlerësimi i pronës është mundësia që shteti i jep pronarëve për të rishikuar vlerën e pronës së tyre dhe ta afrojë me çmimin real të tregut. Praktikisht, kjo ul tatimin që paguhet në momentin e shitjes. Për shembull: nëse një apartament e ke blerë para shumë vitesh me një çmim të ulët, por sot vlen shumë më tepër, pa rivlerësim tatimi do të ishte shumë i lartë. Me rivlerësim, kjo diferencë ngushtohet dhe tatimi ulet.
Çfarë u tha në takim?
• Procesi pritet të zgjasë 12 muaj.
• Po shqyrtohet mundësia e një tarife 3%, por nuk është ende e sigurt.
• Nisja është planifikuar më 1 Janar 2026.
• Brenda Nëntorit 2025 gjithçka duhet të jetë e mbyllur, që procesi të funksionojë pa vonesa.
• Pas kësaj, nuk priten ndryshime të tjera tatimore deri në vitin 2028.
Çfarë do të thotë kjo për ju?
• Nëse jeni pronar: kjo është mundësia e fundit për të rivlerësuar pronën tuaj dhe për të ulur barrën tatimore në rast shitjeje.
• Nëse jeni investitor: do të keni një treg më të qartë dhe më të rregulluar.
• Për bizneset imobiliare: kjo periudhë do të sjellë më shumë lëvizje dhe transaksione.
Pse ka rëndësi ky proces?
Sepse lidhet drejtpërdrejt me xhepin tuaj. Një vendim i marrë sot për rivlerësim mund t’ju kursejë mijëra euro tatim nesër. Dhe nuk është vetëm çështje ligjore – është një mënyrë për të menaxhuar më me zgjuarsi pasurinë tuaj.
Në Delta ING Real Estate & Construction jemi gati t’ju ndihmojmë të kuptoni hapat e nevojshëm, të shihni nëse ju leverdis rivlerësimi dhe të përgatisim dokumentacionin në kohë.
Ky është momenti për të vepruar me strategji. 2026 nuk është larg, dhe kush përgatitet tani, nesër fiton më shumë