Komuna e Parisit
Ofrohet për shitje apartament tipologji 3+1+2 në Kompleksi Kika 1, në zonën e Komuna e Parisit, një nga zonat më të kërkuara për banim në Tiranë.
Detajet e pronës
Tipologjia: 3+1+2 + garderobë
Ambient gatimi dhe ngrënieje i veçuar
Kati: 7
Sipërfaqe bruto: 131 m²
Sipërfaqe neto: 116.5 m²
Dokumentacion: Me hipotekë
Gjendja: I sapo investuar
Çmimi: 367,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje, ambient gatimi dhe ngrënieje të veçuar, 3 dhoma gjumi, garderobë dhe 2 tualete.
Planimetria është shumë funksionale dhe e menduar për një jetesë komode familjare, me ndarje të qartë të hapësirave dhe ambiente të bollshme.
Prona është sapo investuar, me punime dhe përfundime cilësore, duke ofruar një ambient modern dhe të gatshëm për banim pa nevojë për investime shtesë.
Pozicionimi në kat të shtatë siguron ndriçim natyral dhe qetësi.
Përshkrimi i kompleksit dhe zonës
Kompleksi Kika 1 është një nga rezidencat më të konsoliduara dhe të preferuara në zonën e Komunës së Parisit, me administrim të mirë dhe facilitete të plota.
Zona ofron akses të menjëhershëm në çdo shërbim, institucione, shkolla dhe akse kryesore të qytetit.
Një apartament familjar, i investuar si duhet, në një kompleks që gjithmonë mban vlerë në treg.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434