Komuna e Parisit
Ofrohet për shitje apartament 3+1 në United Towers of Tirana, një projekt rezidencial premium që po zhvillohet pranë Parkut Olimpik, duke ofruar standarde të larta ndërtimi dhe një lokacion strategjik për banim dhe investim.
Detajet e pronës
Tipologjia: 3+1
Kati: 12
Sipërfaqe banimi: 116.9 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 29.2 m²
Sipërfaqe totale: 146.1 m²
Çmimi: 365,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe korridor shpërndarës. Planimetria është funksionale dhe ofron ndriçim natyral, hapësira të mirëorganizuara dhe standard të lartë jetese për familjet që kërkojnë komoditet dhe cilësi.
Përshkrimi i zonës
United Towers of Tirana është një nga projektet më ambicioze rezidenciale në kryeqytet, i pozicionuar pranë Parkut Olimpik dhe afër Liqenit Artificial. Zona ofron akses të shpejtë me qendrën e Tiranës, Komunën e Parisit, Kopshtin Botanik dhe të gjitha facilitetet e nevojshme për jetesën e përditshme.
Një mundësi ideale për banim familjar ose investim në një nga projektet më të kërkuara të momentit.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434